Policia, ditën e Enjte, i dha fund kërkimit për futbollistin e ‘Premier League’ Emiliano Sala, duke thënë se shanset për ta gjetur të gjallë lojtarin Argjentinas tre ditë pas avioni i tij humbi mbi Kanal, janë ‘esktremisht të largëta”.
Avioni i vogël që transportonte sulmuesin 28 vjeçar, i cili ishte nisur për në Cardiff City në fundjavë, u zhduk nga radari rreth 20 kilometra (12 milje) në veri të Guernsey të Hënën natën.
Ishulli i vogël ndodhet në bregun verior të Francës.
“Ne kemi rishikuar gjithë informacionin e nevojshëm, gjithashtu duke e ditur se ekipet e emergjencës ishin në bord, dhe kemi hasur në vështirësi për të marrë një vendim për t’i dhënë fund kërkimit”, tha Guernsey në deklaratë.
“Shanset për të mbijetuar në këtë situatë janë ekstremisht të largët”.
Veritas.com.al/