“Do të pëlqente ta bëje dëshmore me zor o plehër, efektiven e policisë!”, tha kryetari i PD, Basha sot në një konferencë për publikun-
Kryedemokrati Lulzim Basha sot më keq se kurrë nuk është përmbajtur dot para normave të komunikimit me publikun dhe ka përdorur fjalorin më të ulët. Ai tha se Rama donte ta bënte policen dëshmore për karrigen e vet dhe se po shet Shqipërinë. Por duke mbyllur temën e polices së plagosur Ina Nuka. Basha deklaroi se opozita dhe banorët nuk do ta lejojnë ‘aferën 40 mln euro’ dhe i bëri thirrje kryeministrit të zmbrapset.
“Rama është shfaqur para shqiptarëve, duke sulmuar këdo. Kërkon t’u rrëmbejë pronën banorëve dhe të përfitojë nga megaafera 40 mln euro. Është i obsesionuar të mbrojë marrëveshjen që ka lidhur për të vjedhur 40 mln euro, ndaj po burgos qytetarë të pafajshëm nëna e fëmijë. Flet nga mëngjesi në darkë për karrigen e tij, për tepsinë e tij është gati të flakë në rrugë qindra familje pa strehë. Po përdor policinë si burracak duke vendosur vajza të pambrojtuara në rresht të parë. I përdor me propagandë dhe do t’i bëjë dëshmore me zor. Do të pëlqente ta bëjë dëshmore me zor o plehrë, me siguri mezi po pret o i sëmurë. Ajo nuk do ishte në radhë të parë të protestës nëse do kishe një polici të trajnuar”, u shpreh Basha.
Ai e akuzoi kryeministrin se po shet Shqipërinë duke i bërë thirrje të tërhiqet nga afera korruptive e Unazës.
Kryetari i PD, Basha, kërcënoi për një revolucion të imagjinuar ku ‘nuk e njeh më i pari të dytin’ dhe polici të ruajë kokën nga civilët.
“Zmbrapsu dhe mendohu i mirë. I bëj thirrje çdo polici dhe policeje të mos përballet me motrat e vëllezërit e tyre por të bëhen pjesë e qëndresës”, deklaroi kreu i PD.
Veritas.com.al.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/306448499954368/?t=0