Nga: L. Skiro/

Deri më tani në listën e Opozitës ndodhen Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, drejtori i Policisë së Fierit ( që nuk i përmendet emri), deputeti socialist Taulant Balla… Këta janë me fletë arreste.

Ndërsa PD kërkon hetime të menjëhershme ndaj Prokurores së Kreimeve të rënda Donika Prela, ndaj kryeministrit Edi Rama  dhe ndaj ministrit Fatmir Xhafaj…

Sonte më mbrëmje mund të kemi arrestimet e para- sipas kërkesës së Opozitës.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrje prokurorëve të ndershëm, “burrave dhe grave me kurajë në Prokurori – siç i cilësoi, –  që në zbatim të ligjit dhe në kundërshtim të urdhrave kriminalë e të paligjshëm të nxjerrin menjëherë fletë arrestet për të sipërpërmendurit.

Basha dha në mesditë një deklaratë nga selia e PD lidhur me zhvillimet e fundit politike të lidhura me audio përgjimin e vëllait të Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafajn, deklaratë me të cilën iu drejtua në veçanti punonjësve ‘të ndershëm’ të Prokurorisë dhe Policisë.

Lista e partive të tjera nuk është paraqitur akoma.

Në këtë rast mund të ketë përplasje, sepse ndonjë parti tjetër mund të kërkojë arrestimin e kryetarit të PD Lulzim Basha dhe të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. Por po ndodhi kjo, atëherë prishet skema. Menjëherë pas kësaj kryetari Basha dhe kryetarja Kryemadhi do tí çojnë fjalë Prokurorisë: ‘Po ishte loja, more, nuk ishte prej vërteti… Po mashtronim popullin budalla”.

Veritas.com.al/