( Foto: Angela Merkel, lideri i të GjelbërveRobert Habeck dhe humoristi i TV, Jan Böhmermann janë sulmuar nga hekerët). 

Qindra politikanë gjerman, ku përfshihet edhe kancelarja  Angela Merkel, janë sulmuar dhe u janë vjedhur të dhënat personale dhe janë publikuar në online.

Kontakte, biseda private dhe detaje financiare janë nxjerrë nga Twitter që iu përkasin figurave  të partive politike, me përjashtim të partisë së djathtë ekstreme AfD (Alternativa për Gjermaninë).

Të dhëna nga njerëz të shquar dhe gazetarë kanë rrjedhur gjithashtu.

Është ende e pa qartë se kush qëndron prapa sulmit, i cili u shfaq në Twitter në formën e një kalendari të avancuar muajin e kaluar.

Veritas.com.al/