JOEL B. POLLAK

 

Presidenti Donald Trump po bën pikërisht atë që u premtoi mbështetësve të tij se do të bënte, duke luftuar për çdo mënyrë të mundshme ligjore për të fituar zgjedhjet.

Kundërshtarët e tij – media,Demokratët, Never Trump – thonë se Trump po jeton më të këqijat pritshmeri ndaj tij , se duke refuzuar të pranojë humbjen ai po hakmerret ndaj urrejtjes se tyre ndaj tij.

Ata kanë të drejtë vetëm për një gjë: ky është i njëjti Donald Trump që e kemi njohur gjatë gjithë kohës dhe këmbëngulja e tij është se si ai u bë një president i jashtëzakonshëm.

Asnjë president tjetër nuk do të kishte bllokuar opozitën dhe nominuar tre gjyqtarë konservatorë të Gjykatës së Lartë. Asnjë president tjetër nuk do ta bënte Operacionin Warp Speed kur “fact checkers” thanë se do të duhej një mrekulli. Asnjë president tjetër nuk do ta kishte ndërtuar murin gjithsesi. Asnjë president tjetër nuk do ta kishte parë Lindjen e Mesme dhe të mendonte: “Unë mund ta zgjidh atë”. Asnjë president tjetër nuk do ta bere copash NAFTA-n, ti kundërvihej Kinës dhe t’i kishte thënë NATO-s se ishte koha për të vendosur ose mbyllur gojën.

Gjatë karrierës dhe presidencës së tij, Trump ka vendosur objektiva dhe ka bërë gjithçka që mundet, brenda ligjit, për t’i arritur ato. Ai e pranon humbjen, por kurrë nuk dorëzohet.

Për muaj me radhë, ai i ka thënë kujtdo që do të dëgjojë – dhe kundërshtarëve të tij qartesisht – se ai do të largohet nga posti nëse humbet. Vetëm javën e kaluar, ai tha se do të “bënte gjënë e duhur” nëse do të humbiste. Ai thjesht refuzon të pranojë se ka humbur derisa të numërohen të gjitha votat ligjore dhe goditja e fundit e çekanit të bjerë në gjykatën e fundit të apelit.

Peggy Noonan thotë se Trump po dëmton vendin duke vazhduar të luftojë. A u tha ajo Demokratëve se po dëmtonin Amerikën duke ngritur qindra procese gjyqësore për të ndryshuar procedurat e votimit në mes të zgjedhjeve, duke përfituar nga një pandemi për të detyruar votën me postë në vendet që nuk ishin përdorur më parë?

A e kuptoi ajo, siç bene Republikanët e Kalifornisë,se çfarë influencoi ne besimin e opinionit publik në zgjedhjet tona, qe fituan ne diten e zgjedhjeve dhe pastaj humben kur votimet e mevonshme mberriten?

Dëmi më i keq po bëhet nga klasa jonë e ekspertëve, të cilët vazhdojnë t’i thonë publikut se presidenti po përpiqet për grusht shteti duke kaluar përmes procesit ligjor.

Janë ata që promovuan “bashkëpunimin me Rusinë”, hetimin Mueller dhe mashtrimin e impeachment-it, ndërsa FBI shkatërroi liritë civile dhe Deep State minoi administratën Trump për pjesën më të mirë të katër viteve. Eshtë Trump ai që po qëndron për shtetin e së drejtës, dhe kundërshtarët e tij që edhe një herë po bëjnë ekzaktesisht të kundërtën.

A nuk ishte Hillary Clinton ajo që i tha Joe Bidenit të mos pranonte zgjedhjet “në asnjë rrethanë”?

Nëse “projeksioni” është një taktikë, Demokratët janë mjeshtrit e tij.

Adam Schiff, i cili gënjeu vendin për vite me radhë për bashkëpunimin me Rusinë, pastaj gënjeu për kontaktin e tij me “informatorin” që shkaktoi impeachmentin, tani ankohet se Trump po minon “tranzicionin paqësor të pushtetit”. CNN, i cili i dha James Clapperit dhe Andrew McCabe kontribut pas rolit të tyre në mashtrimin me Rusine, tani proteston se Trump po “saboton” administratën e re duke gërmuar në politikat dhe personelin e tij.

Kur Demokratët dhe mediat na thonë se Trump po minon demokracinë duke luftuar për çdo votë, ata gjithashtu po sulmojnë mbështetësit e Trump. Në të vërtetë, sulmet janë bërë më të qarta në mediat sociale: Të famshmit e Hollivudit që binin në këmbët e Barak Obamës tweetuan rreth “vdekjes se kultit” të Trump.

Konservatorët, të cilët adhurojnë Kushtetutën para së gjithash, do të jenë të parët që do të braktisin Trump nëse ai do shkoje përtej procesit ligjor. Dhe nuk e kanë bërë, sepse as ai nuk e ka bërë.

Ideja që ndonjë nga kritikët e Trump do ta kishte duartrokitur atë për mbajtjen e një fjalimi të këndshëm pranimi te humbjes Natën e Zgjedhjeve është deziluzionuese. Joe Biden, duke bërë thirrje për “unitet”, as nuk mund ta cojë veten deri aty sa të denoncojë dhunën e fundit kundër mbështetësve të Trump dhe kërcënimet ndaj avokatëve të Trump. Demokratët e Dhomës dhe prokurorët e Nju Jorkut vazhdojnë të zotohen të vazhdojnë hetimet e motivuara politikisht kundër presidentit, pavarësisht. Kjo eshtë sjellje e republikës së bananes – dhe e aprovuar me entuziazëm nga media.

Nëse Trump do të dorëzohej pa luftë, media do të muroste historitë në internet nga votuesit e zhgënjyer të Trump, duke na thënë se ata ishin braktisur,se një mashtrues i kishte sjellë vërdallë dhe më pas u zhduk kur loja u bë e ashpër.

Në vend të kësaj ai po bën – si gjithmonë – pikërisht atë që premtoi të bënte, e cila është gjithashtu minimumi i kërkuar nga Demokratët prej kandidatëve te tyre.

Gati gjysma e Amerikanëve – përfshirë një të tretën e Demokratëve! – besojne se zgjedhjet u vodhën. Ne kemi një proces ligjor, gjyqësor dhe kushtetues dhe Trump synon ta përdorë atë derisa të mos mundet ta beje më.

Eshtë ai qe kemi zgjedhur në vitin 2016 – njeriu i cili, pasi humbi komitetin electoral te Iowa-s, e përgëzoi kundërshtarin e tij me hir, pastaj kaloi muaj duke e quajtur atë “Lyin ‘Ted” derisa betejat e reja dhe armiqtë e përbashkët, i sollen ata së bashku.

Ky është ende Trump, dhe kjo është ende Amerika, dhe ne ende nuk dorëzohemi.

VERITAS.COM.AL