Wojciech Moskwa dhe Marek Strzelecki
(Bloomberg) – Mosmarrëveshja e Polonisë me Evropën mbi pastrimin politik të gjyqtarëve të vendit është shndërruar në një lojë ……
Gjykata e lartë e Bashkimit Evropian do të zhvillojë seancën dëgjimore të hënën, si pjesë e një kërkese nga Komisioni Evropian për të pezulluar regjimin disiplinor të Polonisë për gjyqtarët, për të cilin rregullatorët e BE thanë se minojnë demokracinë. Një vendim mund të vijë brenda pak ditësh.
Udhëheqja në Varshavë është duke përdorur përplasjen për të forcuar mbështetjen për partinë qeverisëse ‘Ligj & Drejtësi’ përpara zgjedhjeve presidenciale në maj. Kryeministri Mateusz Morawiecki është gati të injorojë vendimin e gjykatës në Luksemburg, sipas një zyrtari të lartë të qeverisë i cili kërkoi të mos përmendej.
Polonia merr më shumë ndihmë mbi një bazë neto se çdo anëtar tjetër i BE-së dhe është paradigma e projektit të integrimit pas Luftës së Ftohtë. Sidoqoftë, është bërë një dhimbje koke e vazhdueshme për një kontinent në luftë me çështje që fillojnë nga një argument mbi buxhetin e tij pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar, një valë e re e refugjatëve që zbarkojnë në Greqi dhe shpërthimit te koronavirusit.
Situata vendnumëro sillet rreth rregullimit të sistemit të saj të drejtësisë qëkurse partia Ligj dhe Drejtësi mori kontrollin në vitin 2015. Kapja pesë-vjeçare e pushtetit, e cila mund të kulmojë muajin tjetër nëse Ligj & Drejtësi merr kontrollin e Gjykatës Supreme, i ka dhënë në mënyrë efektive një ndikim të vetëm partisë politike mbi gjyqësorin. Një raport i fundit nga Treguesit e Qeverisjes së Qëndrueshme mbi sundimin e ligjit e vendos Poloninë vetëm përpara Turqisë dhe Hungarisë midis 41 vendeve të BE dhe OSBE.
Polonia injoroi vendimet e Gjykatës së Lartë të vet dhe miratoi një ligj këtë vit për të ndëshkuar gjyqtarët që ndjekin procedurat ligjore të BE-së. Rreth 60 gjyqtarë Polakë kanë qenë shënjestra e autoriteteve disiplinore, sipas një raporti nga shoqata e gjyqtarëve Polakë, publikuar në 29 shkurt.
Masat ndëshkimore variojnë nga hetimet dhe 40% ulje te pagave në transferime të detyruara dhe fushata në mediat sociale nga Ministria e Drejtësisë. Javën e kaluar, Polonia filloi të ndjekë penalisht një gjykatës i cili vuri në dyshim ligjshmërinë e veprimeve të qeverisë.
“Sistemi i drejtësisë në Poloni është i sëmurë rëndë,” tha Michal Wawrykiewicz, një avokat me qendër në Varshavë, që përfaqësoi gjyqtarët e pavarur në një çështje të dëgjuar nga Gjykata e Drejtësisë e BE-së. “Nëse nuk përmbahet, do të përhapet dhe sulmojë kornizën e përbashkët juridike të BE-së. Ju nuk mund të mbroni një sistem që përfshin financimin, fondet, vlerat dhe të drejtat e njeriut pa një gjyqësi të pavarur dhe të paanshem. ”
Qeveria argumenton se ndryshimet e saj gjyqësore janë të ngjashme me disa shtete anëtare të tjera të BE dhe thotë se institucionet Evropiane nuk kanë autoritetin të ndërhyjnë në mënyrën se si drejtohen gjykatat Polake.
Lideri i partisë Ligj&Drejtësi Jaroslaw Kaczynski, politikani më i fuqishëm i vendit, i tha gazetës Gazeta Polska javën e kaluar se Gjykata Evropiane e Drejtësisë “po vepron sikur të ishte një palë në një mosmarrëveshje politike” dhe po “ndihmon opozitën”.
Presidenti Andrzej Duda, i cili po bën fushatë për rizgjedhje, e ka pikturuar gjykatën si njollën e zeze për Poloninë.
“Unë jam presidenti i Polonisë dhe them këtë: Ata nuk do të na imponojnë ne – në gjuhë të huaj – si t’i menaxhojmë çështjet Polake,” tha Duda në Zwolen, Polonia juglindore, ndërsa ai përshpejtoi fushatat në janar. “Po, ne jemi pjesë e BE-së, por para së gjithash jemi Polonia.”
Qeveria po ve bast se BE nuk është në gjendje të ndalojë veprimet e saj, dhe provat e fundit sugjerojnë se mund të ketë te drejtë pasi kërcënimet e gjobitjeve financiare ose zvogëlimi i të drejtës së votes deri më tani nuk arritën asgjë. Në të vërtetë, Polonia mbrohet nga një veto nga Hungaria, e cila gjithashtu është kokëfortë mbi sundimin e ligjit dhe marrjen e institucioneve demokratike.
Thënë kështu, Norvegjia javën e kaluar pezulloi 700 milion koronë (74 milion dollarë) të fondeve për sistemin gjyqësor të Polonisë përmes garantëve që ai ofron në bazë të një marrëveshjeje për tregtinë e lirë me BE-në si jo anëtare. Vendimi është një “sinjal i qartë” shqetësimi për sundimin e ligjit në Poloni, tha Audun Halvorsen, sekretar shtetëror në Ministrinë e Jashtme Norvegjeze.
Sipas Donald Tusk, një ish-kryeministër Polak dhe zyrtari më i lartë i vendit gjithnjë në BE, partia Ligj dhe Drejtësi nuk e kupton qasjen e bazuar në konsensusin në vendimmarrje. Partia e sheh politikën si “një lojë pa kufi të pushtetit”, tha Tusk në Bialystok, Polonia lindore, më 24 shkurt. “Nëse ja japim këtë, ne jemi në rrugën e një katastrofe.”
Polonia tani është në prag të daljes së gjyqesorit të saj në mënyrë efektive nga sistemi juridik i ndërlidhur me BE-në. Kjo mund të nënkuptojë që vendimet gjyqësore Polake nuk do respektohen nga partnerët e saj në BE.
Një gjykatë Gjermane tha javën e kaluar se refuzoi një kërkesë për ekstradim nga Polonia, duke përmendur reformat e fundit gjyqësore që e bëjnë të pamundur garantimin e një gjykimi të drejtë në Poloni.
Presidenti i Gjykatës së Drejtësisë të BE-së, Koen Lenaerts, gjykata e të cilit po peshon një pezullim të masave Polake, tha në Varshavë këtë vit se “nuk mund të jesh anëtar i BE-së nëse nuk ke gjykata të pavarura, të paanshme.”
Diplomatët Evropianë në Varshavë privatisht paralajmërojnë se Polonia po shkon në një drejtim “vetëvrasës”. Çështja është se si do përgjigjet Polonia.
“Ndarjet ligjore dhe politike të kundërshtimit të hapur mund të jenë të shumta dhe të rëndësishme,” tha Laurent Pech, një profesor i së drejtës Evropiane në Universitetin Middlesex në Londër. “Kjo mund të çojë në vendosjen e sanksioneve financiare, më shumë veprim ligjor dhe debat politik, ne mund të shohim më shumë presion mbi institucionet e BE për të gjetur mënyra për të pezulluar fondet për Poloninë.”
VERITAS.COM.AL/