Times of Israel raporton: Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo tha të enjten se administrata Trump ka ndihmuar në lehtësimin e bashkëpunimit midis Izraelit dhe një numri të vendeve arabe me të cilat nuk ka lidhje diplomatike.
Në një intervistë me Sean Hannity,ne Fox News, Pompeo u pyet nëse aleanca jozyrtare anti-Iran midis SHBA, Izraelit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Egjiptit dhe Jordanisë mund të çonte në një hap të madh perpara per paqen.
“Pa dyshim. Ne kemi percaktuar kushtet në Lindjen e Mesme, ku këto vende tani po punojnë së bashku nëpër fronte të shumta, “tha Pompeo. Pompeo nuk ka specifikuar natyrën e këtij bashkëpunimi, por Kryeministri Benjamin Netanjahu ka përshëndetur zhvillimin e lidhjeve klandestine me shtetet arabe pa permedur emra dhe vuri në dukje armiqësinë e tyre të përbashkët ndaj Iranit.
Veritas.com.al/