-Frikë në Evropë. Udhëheqësi Amerikan hipotetizon një plan të jashtëzakonshëm, Dhoma ndan 8.3 miliardë ekstra.-
Bota përballet me armikun e padukshëm dhe të përbashkët sipas përhapjes. Frika nuk flitet gjithandej në të njëjtën mënyrë.
Dhe i vetmi preokupim në fund janë numrat. Që flasin – vonë pasditen e djeshme – për 93,455 te infektuar në të gjithë botën dhe 3198 te vdekur, shumica e tyre në Kinë. Por ka 70 vende me raste të infeksionit, edhe nëse zonat e kuqe mbeten ende Kina, Koreja e Jugut, Japonia, Irani dhe – mjerisht – Italia.
Por askush nuk është i qetë. As Gjermania e akullt, e cila është përballur me një rritje shqetësuese të infeksioneve, të cilat sipas Institutit Robert-Koch kanë arritur në 240 (111 vetëm në Reno-n e Veriut Vestfalia). Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn foli për “pandeminë botërore” dhe “pikun që nuk duhet arritur”. Tone larg të qenura qetësuese. Të cilat shkojnë paralelisht me ndalimin e eksportit të maskave dhe pajisjeve të tjera të mbrojtjes shëndetësore të krijuara nga njësia e krizës koronavirus e themeluar në Berlin (i njëjti vendim u mor edhe nga Moska). Dhe me vendimin e marrë nga krerët e BQE, me qendër në Frankfurt, të anulojnë të gjitha konferencat dhe aktivitetet e tjera, përveç mbledhjeve të bordit dhe të kufizojë sa më shumë lëvizjet e anëtarëve të institucionit financiar Evropian.
Në Evropë ka frikë në rritje në Britani, ku rastet janë dyfishuar më shumë në një ditë (nga 39 në 85). Klima është gjithashtu e tensionuar nga agresioni kundër një 23-vjeçari me etni kineze,ne Singapor, i rrahur sepse ishte i “kontaminuar”. Në pjesën tjetër të botës një nga vendet më të shqetësuara është Irani, ku përhapja e Covid-19, me numra të ngjashëm me ato italiane (2922 te infektuar dhe 92 vdekje), ka bërë që autoriteteti të anulojnë lutjet e së Premtes në të gjitha kryeqytetet provinciale të krahinave. Në Korenë e Jugut, dhe veçanërisht në zonën e shpërthimit në Daegu, nuk ka shtretër në spitale dhe sistemi shëndetësor është në ekstrem.
Shtetet e Bashkuara po lëvizin gjithashtu. Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA aprovon 8.3 miliardë dollarë fonde shtesë. Administrata Trump mendon për një plan të jashtëzakonshëm për të lejuar spitalet dhe mjekët të trajtojnë njerëzit pa siguracion falas, siç ndodh me katastrofat mjedisore. Amerikanët pa sigurim shëndetësor janë 27.5 milion, një shifër që po rritet gjithashtu. Tani për tani, emergjenca e koronavirusit është e kufizuar në Shtetet, me 149 të infektuar në trembëdhjetë shtete, 11 vdekje në të gjitha, 10 vetëm në shtetin Uashington, një në Kaliforni dhe një mijë vetë në izolim në shtetin e New York-ut.
Dhe pastaj ekziston bota virtuale. Dje Mark Zuckerberg, Drejtori i Përgjithshëm i Facebook, garantoi që rrjeti social më i njohur “po përqendrohet në ndërprerjen e mashtrimeve dhe dizinformimeve të dëmshme”, sepse “është e rëndësishme që të gjithë të kenë një vend për të ndarë përvojat e tyre dhe të flasin për epideminë por, siç e qartësojnë standardet e komunitetit tonë, nuk është mirë të ndajmë diçka që rrezikon njerëzit ». Përhapja e lajmeve të rremë është më e dëmshme se ajo e Covid-19.
Veritas.com.al/