-Një burrë i vuri flakën vetes në sheshin San Venceslao,ekzaktesisht siç bëri studenti çek për të protestuar kundër pushtimit sovjetik. Autori i gjestit, i cili paraqet djegie në 30% të trupit, u transportua në spital. Nuk njihen arsyet për tentativën e vetëvrasjes-

Nga: Giovanna Pavesi /

Ka arritur ne sheshin Shën Vanceslao pak pas orës 3 pasdite dhe atje i vuri zjarrin vetes.

Ekzaktësisht si 50 vjet më parë, e beri Jan Palach, studeni i cili më 19 janar 1969 në Pragë zgjodhi të vriste veten e tij në këtë mënyrë për të protestuar kundër pushtimit sovjetik në Republikën Çeke.

Autori i gjestit

Sipas rindërtimeve të para, pas gjysmë shekulli, autori i gjestit, per te cilin akoma nuk jane bere te njohura as identiteti as motivet, paraqet djegie të rënda në kokë dhe në duar dhe në këtë moment do t’i nënshtrohet komas artificiale. Policia e Pragës, përmes faqes së saj në Twitter,kishte dhënë detajet e para: “Njeriu i lindur në vitin 1964, rreth ores 15,eshte spërkatur me një material të ndezshëm dhe i ka vënë zjarrin “.

Ndihma e kalimtarëve

Disa kalimtarë do ta ndihmonin dhe sipas informacioneve të policisë, djegiet do të preknin 30% të trupit të tij. Njeriu është dërguar në spital mbasi ndihma e parë ka qartesuar funksionimin e rrugeve te frymemarrjes.

Historia

Tamam në këto ditë, janë te ndryshme manifestimet e organizuara për të përkujtuar këtë përvjetor. Palach arriti në sheshin Shen Venceslao ku, në këmbët e shkallëve të Muzeut Kombëtar, vendosi të spërkasë veten me benzinë për t’i venë zjarrin me një çakmak. Ai vdiq pas tre ditësh agoni, në të cilën mbeti plotësisht i kthjellët. Rreth 600 mijë njerëz morën pjesë në funeralin e tij.

Veritas.com.al/