Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka njoftuar zyrtarisht për dekretimin e Albin Kurtit për kryeministër të vendit.
Kryetari i LVV ishte ftuar dhe kishte pranuar që sot në ora 12.00 të ishte në zyrën e presidentit Thaçi për të marrë mandatin si kryeministër; por megjithatë nuk u paraqit.
Thaçi e dekretoi kryeministër në mungesë.
“Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e dërgova zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin të institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.
Që në këtë orë, koha nis e numëron së prapthi: Pas dy javësh, nëse Kurti nuk ka formuar qeverinë, atëherë mandati i kalon një force tjetër politike.
Veritas.com.al/