Një shpërthim i ri i dhunshëm ka ndodhur pranë Kishës së Shenjt Antonios në Colombo, kryeqyteti i Sri Lanka. Në një stacion autobusi, policia gjeti 87 detonatorë

Nga: Gabriele Laganà /

Sipas disa dëshmitarëve të cituar nga agjencia Reuters,pak me pare është verifikuar një shpërthim i dhunshëm pranë kishës së Sant’Antonios në Colombo, kryeqyteti i Sri Lanka.

Vendi i kultit ishte goditur dje nga bombardimet e përgjakshme që shkaktuan 290 te vdekur dhe mbi 500 të plagosur në pjesë të ndryshme të vendit. Shpërthimi ndodhi në një furgon, ndërsa teknikët e çaktivizimit po përpiqeshin të neutralizonin bombën.

Ndërkohë, policia e Sri Lankës njofton zhvillime lidhur me sulmet e djeshme. Forcat e policisë, në fakt, kanë rikuperuar 87 detonatorë që u gjenden në një stacion autobusi në Colombo.

Autoritetet kane thënë në një deklarate se “tetëdhjetë e shtatë detonatorë jane zbuluar në stacionin privat të autobusëve Bastian Mawatha te Pettah”.

Edhe pse akoma mungon një rivendikim zyrtar, besohet se atentatoret janë pjesë e grupit islamik të quajtur National Thowheeth Jamàath dhe se kane vepruar me mbështetjen e një rrjeti ndërkombëtar. Kjo është deklaruar nga zëdhënësi i qeverisë lokale, Rajitha Senaratne, e cituar nga BBC.

Veritas.com.al/