Krerët e Shteteve të vendeve të Ballkanit janë mbledhur sot në Tiranë, në kuadër të procesit të Brdo-Brijunit, nismë e ndërmarrë që prej vitit 2013 nga Kroacia dhe Slovenia për të nxitur afrimin e rajonit me Bashkimin Europian.

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Presidenti slloven Borut Pahor, së bashku me presidentin shqiptar Ilir Meta janë mikëpritesit e takimit.

Përveç drejtuesve të vendeve të Ballkanit, në Tiranë ka mbërritur dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit europian Federica Mogherini si dhe presidenti polak Andrzej Duda.

Pritet që udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të miratojnë një deklaratë të përbashkët drejtuar Komisionit Europian, duke kërkuar që anëtarësimi i rajonit të mbetet në rendin e ditës së BE-së, pasi perspektiva europiane e tij konsiderohet e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin e rajonit por dhe të vetë Bashkimit Europian.

Veritas.com.al/