Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda këtë të enjte ndodhet në vendin tonë ku po zhvillon një vizitë zyrtare.
Duda është presidenti i parë polak pas 20 vitesh që viziton vendin tonë, i cili në fjalën e tij ka theksuar se është e rëndësishme që tashmë ndodhi një vizitë e tij ku do të japë ,më shumë zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
Ndër të tjera ai ka thënë se Polonia është në krahë të Shqipërisë në rrugën e integrimit për në BE.
“Është vizita e parë e një presidenti polak pas 20 vitesh dhe ne jemi të gëzuar që po ndodh një gjë e tillë, pasi tregon për një gjallëri të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Polonisë. Do të përbëjë një fillim bashkëpunimi ekonomik me Shqipërinë. Së shpejti besoj dhe shpresoj që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së dhe besoj se do të jemi bashkë në këtë familje të madhe. Mbështetje tona polake për në BE i thash zotit president që kemi pas një konferencë shtypi dhe ofrimi i Polonisë në 2025 prioritetet e Polonisë, janë bashkimi i BE me SHBA dhe prioritet tjetër është integrimi i Ukrainës, Moldavisë, dhe vendeve të Ballkanit ku është pjesë edhe Shqipëria që i ka përmbushur këto kritere”, ka thënë ai.
Ndër të tjera kreu i shtetit polak është shprehur se Shqipëria është për tu vlerësuar për qëndrimin korrekt që ka mbajtur ndaj agresionit rus në Ukrainë
“Përsa i përket qëndrimi tonë ndaj qëndrimit rus në Ukrainë, kemi prit në vendin tonë mijëra persona nga Ukraina që u larguan nga lufta, dua të falënderoj presidentin dhe shoqërinë shqiptare për mbështetjen ndaj Ukrainës. Dua ta falënderoj për politikën e qartë ndaj agresionit rus, një agresion pa kuptim që prek të gjithë parimet ndërkombëtare dhe tashmë duhet që të mbarojë, me një mënyrë largimin e forcave ruse nga territori ukrainas. Duhet që territori i Ukrainës ti kthehet në mënyrë të plotë ky do të duhet që të jetë përfundimi i kësaj lufte”, ka thënë ai.