
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u prit me një ceremoni zyrtare nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni në kryeqytetin Romë, ku ndodhet për të marrë pjesë në Samitin e 4-t Ndërqeveritar Türkiye-Itali, shkruajnë mediat turke.
Kryeministrja Meloni e priti presidentin Erdogan teksa zbriti nga automjeti i tij në ceremoninë e mbajtur në rezidencën Villa Pamphili.
Erdogan dhe Meloni pas përshëndetjes së trupës ceremoniale pozuan për mediat duke shtrënguar duart. Pas prezantimit të delegacioneve, Erdogan dhe Meloni kaluan në takimin kokë më kokë.
Komente