Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka shprehur dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të Doktorit të mirënjohur dhe një ndër figurave më të spikatura të onkologjisë shqiptare, Agim Sallaku.

Presidenti i Republikës, duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, theksoi se: “Shqipëria dhe mjekësia jonë humbën një figurë të shquar, një përfaqësues të spikatur e të denjë të plejadës së mjekëve me kontribut tepër të vyer”.

“Doktor Sallaku do të mbahet mend si një shkencëtar i rrallë dhe i mirëfilltë, i cili me kontributet e çmuara dhe thelbësore në fushën e tij të onkologjisë, kontribuoi në mënyrë mbresëlënëse në shërbim të shëndetit të qytetarëve dhe të shkencës”, – u shpreh Presidenti Meta.

Veritas.com.al/