Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka shpallur sot datën e zgjedhjeve të zakonshme parlamentare për vitin 2017.
Përmes një njoftimi për mediat, Presidenti i Republikës dekreton zgjedhjet e reja të radhës, i mbështetur në Kushtetutën e Republikës, neni 92; dhe në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipëirsë, (I ndryshuar) neni 9.
Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë do të zhvillohen ditën e diel, më datë 18 qershor 2017- sipas dekretit të Presidentit të Republikës.
/Veritas.com.al/