Nga: Veritas.com.al/

Gazeta “Los Angeles Time” njofton se Presidenti Obama është nisur drejt qytetit Los Angeles, sot në mëngjes për “rritjen e fondeve për kandidaten Demokrate Hillary Clinton”, shkruan gazeta.

Obama ka deklaruar se po shkon në shtëpinë e Marilyn dhe Jeff Katzenberg për të kërkuar fonde për Hillary. Nesër ai do të jetë në Beverly Hills për një “tryezë të rrumbullakët” me qëllim që të rriten përfitimet e Hillary Clinton për Komitetin e Fushatës së Senatit. Siç dihet, zonja Clinton, pasi ka “mbyllur” fitoren si presidente, po kujdeset që të kontrollojë edhe Senatin e ardhshëm.

Aktiviteti organizohet në shtëpinë e Ryan Murphy dhe David Miller,- të dy të mirëpritur nga Jennifer Perry dhe Andy Spahn.

Autoritetet e Los Angeles kanë shpallur një orar për kufizimet e trafikut, kufizime që vijnë për shkak të vizitës së Presidentit Obama.

Në njoftimin e Autoriteteve ndodhet një listë e gjatë e rrugëve dhe zonave ku do të ketë trafik të rënduar. Los Angeles Time, duke ndjerë detyrimin për të njoftuar qytetarët e vet, e ka publikuar gjithë listën që zë një vend të gjerë për një gazetë.

Udhëtimi i presidentit Obama në Los Angeles koincidon vetëm një ditë pas aksidentit të rëndë që ndodhi po aty me përplasjen fatale të një autobusi turistësh ku vdiqën 13 perosna dhe u plagosën 31 të tjerë. California nuk është e qetë që në mëngjes kur ndodhi aksidenti.

Gjithashtu sot në Los Angeles priten stuhi të forta reshjesh.

Veritas.com.al/