Bienalja në Venecia është një spektakël arti me pjesëmarrës nga vendet e Evropës ku ka marrë pjesë edhe Edi Rama si piktor; ndërsa Komisioni i Venecias është instrument politik i Këshillit të Evropës dhe quhet ‘Komisioni për Demokraci sipas Ligjit’.

Ditët e fundit Shqipëria i ka kërkuar Komisionit asistencë juridike mbi shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Gazetarët, sot në konferencën për median e pyetën presidentin Meta nëse kishte frikë nga Komisioni i Venecias. Por ai u përgjigj se ‘nuk kam frikë as nga Bienalja Venecia’.

Presidenti Ilir Meta ka komentuar vendimin e mazhorancës për ta dërguar kërkesën për shkarkimin e tij në Komisionin e Venecias.

I pyetur nga gazetarët nëse ka frikë nga përgjigjja e një institucioni ndërkombëtar, Kreu i Shtetit është shprehur me bindje se as nga Komisioni i Venecias dhe as nga Bienalja e Venecias nuk ka frikë.

“As nga Komisioni i Venecias, as nga Bienalja e Venecias, të cilën ua kam mbajtur sekret, por e vizitova tani që mora “Luanin e Artë” dhe është diçka frymëzuese.

Veritas.com.al/