Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para një grupi gazetarësh në programin ‘ Opinion’ të Televizionit Klan, ka plasur ‘ bombën’  e ndërhyrjes së qeverisë shqiptare për ndarjen e Kosovës. Ai tha se në vitin 2002, një knga kryeministrat e Shqipërisë, ka ardhur në zyrën time ( thaçi) dhe më ka vënë përpara një hartë të Kosovës me kufinj të ndryshuar’.

Thaçi shpjegoi më poshtë se harta ishte përpiluar në Beograd, dhe se ‘ kërkesa i ishte bërë kryeministrit shqiptar nga kryeministri Serb, Xhinxhiç’.

Thaçin e pyetën cili ishte ky kryeministër, por ai bëri një shenjë që nënkuptonte ‘ nuk e them sot për sot’. PAra këmbënguljes së gazetarëve për të treguar emrin e kryeministrit që ka këkruar ndarjen e Kosovës, Hashim Thaçi u ka thënë gazetarëve ” gjejeni ju cili ka qenë!”.

Gjatë vitit 2002 në Shqipëri janë ndërruar tre kryeministra: PAndeli Majko, Ilir Meta dhe Fatos Nano. Njëri nga këta të tre, sipas dëshmisë së Thaçit, në emër të kryteministrit serb Xhinxhiç, ka kërkuar ndarjen e Kosovës.

Xhinxhiç, kryeministri i Serbisë në vitin 2002 është vrarë në një atentat në Beograd. Në ceremoninë e varrimit të tij ka marrë pjesë kryeministri Ilir Meta, i cili eshe është shpallur si mik i familjes Xhinxhiç.

Veritas.com.al/