ZRAEL- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke folur nga Parlamenti i Izraelit konfirmoi lirimin e pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë.
Ai theksoi se sirenat kanë përfunduar dhe terrorit dhe vrasjeve tashmë u ka ardhur fundi.
“Pas dy vitesh të tmerrshme lufte, 20 pengje janë kthyer ne shtëpitë e tyre, 28 të tjerë do të kthen për t’u prehur në tokën e shenjtë përjetësisht. Sirenat kanë heshtur në një tokë, që është në paqe, zoti e dashtë në paqe përjetësisht.
Ky nuk është vetëm fundi i një lufte, por fundi i një terrori, por është nisja e një harmonie e rimarrë nga Izraelit dhe të gjitha shtetet dhe kombet që janë në këtë rajon”, tha Trump.
Komente