(FOTO: Presidenti Trump dhe kryeministri italian Gentiloni)/

Presidenti Donald Trump u përgjigj gjatë një konference por media me kryeministrin Italian Paolo Gentiloni  ndaj një pyetjeje mbi vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Paris ditën e  Enjte në mbrëmje.

“Ngushëllimet tona nga vendi ynë për popullin e Francës”, tha Presidenti Trump. “ Duket se është një sulm tjetër terrorist”- vazhdoi ai, “Çfarë mund të thuash, kjo nuk paska fund”.

Ne duhet të jemi të fortë, duhet të jemi vigjilent- u përgjigj Presidenti Trump.

Dy policë janë sulmuar me armë zjarri gjatë një shkëmbimi zjarri në  në Champs-Elysées, në Paris të Enjten në mbrëmje. Një polic ka mbetur i vrarë, edhe një prej agresorëve, siç bën të ditur prefektura e policisë së Parisit për mediat.

Kjo ka ndodhur në prag të zgjedhjeve presidenciale të Francës, raundi i parë i të cilave mbahet pas dy ditësh.

/Veritas.com.al/