Presidenti Donald Trump tha për mediat se gjykata e rrethit të 9-të miratoi një pezullim të urdhrit të tij ekzekutiv për të ndaluar imigrimin dhe udhëtimin nga vendet që përbëjnë rrezik të lartë, si vendet e Lindjes së Mesme, ndërkohë që seanca gjyqësore vazhdon procesin.

Trump e komentoi vendimin kur ishte rrugës për një darkë pune në Shtëpinë e Bardhë  me Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson dhe Sheldon Adelson, duke ia shpjeguar atë Breitbart News dhe një sërë reporterëve të West Wing.

“Do ta shihemi në gjykatë. Është një vendim politik dhe ne do ta shqyrtojmë në gjykatë, dhe unë besoj se do t’ia dal,” tha ai. “Jemi në një situatë ku siguria e shtetit tonë është në rrezik, dhe është një situatë tepër serioze, ndaj unë pres, siç thashë dhe më parë, që ta shqyrtoj këtë gjë në gjyq.”

Trump tha se administrata e tij do ta fitojë këtë gjyq “shumë lehtë”.

/Veritas.com.al/