Në Rusi sot zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Qendrat e votimit janë hapur që prej mëngjesit të sotëm dhe Vladimir Putin po kërkon mandatin e tij të katërt.  Pritet që rezultatet që dalin menjëherë pasi të mbyllen të gjitha qendrat e votimit.  Për në kutitë e votimit pritet të drejtohen 109 milionë votues.

Vladimir Putin është udhëheqësi dominant i Rusisë që nga viti 1999, si President ose si Kryeministër. Ai po shpreson për një mandat 6-vjeçar dhe përballë ka 7 kandidatë të tjerë. Putin kërkon mandatin e tij të katërt Putin dhe tashmë është udhëheqësi që ka qënduar më gjatë në pushtet që nga diktatori sovjetik Joseph Stalin.

Sipas BBC rivalët e tij janë: një komunist milioner si Pavel Grudinin, Ksenia Sobchak dhe veterani nacionalist   Vladimir Zhirinovsky.

Udhëheqësi kryesor i opozitës, Aleksei Navalny është ndaluar të marrë pjesë në zgjedhje, për shkak akuze për mashtrim , për të cilën ai ka thënë se ka qenë e motivuar politikisht. Navlani bëri thirrje që vendi të mos shkonte në zgjedhje.

Teksa hodhi votëne  tij sot në mëngjes,  Putin u shpreh se është i sigurt për atë që propozon për vendin e tij. “Unë jam i sigurt për korrektësinë e kursit që unë propozoj për vendin,” tha ai, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA-Novosti.  Putin është me të vërtetë një figurë e popullarizuar në mesin e shumë rusëve, të cilët e shohin atë si një njeri të fortë.

Veritas.com.al/