Pakujdesia dhe dëshira për ti mësuar sa më shpejt makinën fëmijës për pak i ka kushtuar jetën një familje të tërë në zonën turistike Razëm të Shkodrës.

Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë për ‘Ora Neës’ se drejtuesi i mjetit kishte marrë fëmijën në prehër, duke e lënë të argëtohej me timonin. Por, për shkak të pjerrësisë të zonës, automjeti ka dalë nga kontrolli duke u përplasur në një hotel të zonës.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjerja (e cila është në gjendje më të rëndë por jashtë rrezikut për jetën). Fatmirësisht kanë shpëtuar me dëmtime të lehta tre fëmijët, për të cilët janë dy në moshën 8-9 vjeccarë dhe vajza më e madhe 15 vjecare.

Pamjet e tregojnë si është përmbysur automjeti dhe ka bllokuar derën e hotelit.

Është dashur të thyhen xhamat e makinës për të shpëtuar të aksidentuarit.

Veritas.com.al/