Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me qëndrimin e komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, ku ky i fundit i kërkon Kuvendit që të presë opinionin e Komisionit të Venecias para se të rivotojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
Rama e quan Presidentin Meta “një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare”.
Më tej ai shkruan: “Meta s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave.”
Kryeministri Rama ne Twitter:
Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË!
Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave.
VERITAS.COM.AL