“Mbikalimi ka pasur probleme që në fillim”, pat thënë profesori.
14 gusht 2018/
Ura Morandi ne Genoa dhe problemet e saj janë nën vëzhgimin e teknikëve dhe te ekspertëve për të paktën tridhjetë vjet.Shembja tragjike e këtij mëngjesi që vrau të paktën 22 njerëz ka sjellë në mendje deklaratat e prof. Antonio Brencich qe prej dy vjetësh, profesor i asociuar i ndërtimeve të betonit të armuar në Universitetin e Genova-s. Në një artikull të botuar në ingegneri.info më 29 korrik 2016, prof. Brencich thoshte: “Mbikalimi i Morandit ka paraqitur qe ne fillim disa aspekte problematike, përveç rritjes së kostove të vlerësuara të ndërtimit”.
Në një artikull të tillë, ashtu si në një intervistë ne Primo Canale në maj të vitit 2016,docenti ngriti shqetësimet e tij për sigurinë e urës: “Ende në fillim të viteve ’80 – thoshte prof. Brencich – kush ecte përmes mbikalimit ishte i detyruar nga ulje- ngritje të bezdisshme për shkak të spostimeve të vonuara të strukturave të kuvertës të ndryshme nga ato të parashikuara në fazën e projektimit. Vetëm korrigjimet e përsëritura te nivelimit kanë çuar planin rrugor në kushtet e tanishme te pranueshme gjysmë horizontale “.
Veritas.com.al/