Mësohet se një grup prokurorësh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për  procedurat e arrestimit të deputetit Saimir Tahiri, ish ministër i Brendshëm.

Autoritetet shqiptare të policisë dhe hetimit po zhvillojnë hetime mbi një grup kriminal të trafikut të drogës në Itali, ku sipas të dhënave përfshihet edhe vetë Saimir Tahiri gjatë periudhës kur ishte Ministër i Brendshëm dhe më vonë. Në këtë kuadër, me sa duket, Hetimit i duhet domosdoshmërisht ndalimi dhe izolimi i ish- Ministrit të Brendshëm të përfshirë në veprimtari kriminale.

Grupi i Prokurorëve, me sa merret vesh, ka dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit, kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit Tahiri, si kusht për ndalimin policor.

Veritas.com.al/