Prokruroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për Fredi Kokoneshin dhe përr Qerim Ismailajnin, të dy të denoncuar nga opozita, si persona që preken nga ligji për dekriminalizimin.
Në përgjigje, prokuroria bën me dije se as kryebashkiku i Divjakës, Kokoneshi dhe as ai i Mallakastrës, Ismailajni nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Përgjigjet e Prokurorisë:
Sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vendimin Subjekti vetëdeklarues Fredi Pandi Kokoneshi, me detyrë, kryetar i Bashkisë Divjakë, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Deklarues, Z. Qerim Ismail Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër, Qarku Fier, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Socialiste, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. /