Prokuroria e Tiranës ka thirrur shtetasin Filip Talo. Mësohet se Talo do të japë shpjegime para hetuesve në orën 10.30. Mësohet se ai do pyetet për kallëzimin e Ilir Metës kundër Autoritetit te Dosjeve.

Filip Talo është personi kyç në dokumentet që Autoriteti i Dosjeve thotë që ka zbuluar për Ilir Metën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Ai për herë të fundit është parë duke dalë nga Autoriteti në datën 29 korrik ku mori dosjen e tij.

Filip Talo ka lindur në Lushnje në vitin 1969.