Turizmi ne Vlorë po merr pak frymë për shkak të fluksit në rritje të pushuesve. Por bizneset, kryesisht ato përgjatë shëtitores së re, nuk po arrijnë të punojnë për shkak se ndalohen me forcë nga policia.
Çdo mbrëmje në orën 22 ata duhet të ndalojnë muzikën, dhe ne mesnatë të mbyllin lokalet edhe pse rrugët janë plot. Dje në mbrëmje bizneset nisën protestën e tyre shumë origjinale. Në orën 22 kur duhet ndalur muzika ata kanë vendosur himnin kombëtar.
Megjithatë policia ka ndërhyrë për të ndalur muzikën. Ndërhyrja ka qenë e dhunshme dhe janë shoqëruar edhe disa administratorë lokales.
Në orët e para të mëngjesit punonjësit e bareve dhe restoranteve janë grumbulluar para drejtorisë së policisë për të protestuar
Bizneset e Vlorës këtë të hënë kanë vendosur të protestojnë masivisht dhe të mbyllin lokalet e tyre. 90 bizneset e Lungomares janë të mbyllur prej orës 8.
“Të gjithë turistët sot deri nesër në Vlorë nuk kanë asnjë mundësi për t’u ushqyer apo argëtuar sepse baret dhe restorantet janë mbyllur. Bizneset kërkojnë lehtësi dhe të mos penalizohen, ndërsa thonë se në zonat ku Vipat kalojnë pushimet, muzika dhe shërbimi vijon i papenguar deri në orët e para të mëngjesit”.
Rreth 90 biznese përgjatë Lungomares kanë marrë vendimin që të mbyllen që prej orës 8 të mëngjesit deri ditën e nesërme në shenjë proteste për të ndryshuar rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik pasi thonë se po dëmtohen ekonomikisht.