Gentian Hoxha mbeti dje i plagosur nga një shpërthim i fuqishëm që ndodhi brenda dyqanit të tij të celularëve.
Ai punonte i vetëm në tryezën e punës, kur rreth orës 10:40 në dyqan ndodhi një shpërthim i fuqishëm që e la atë të plagosur rëndë. Dyqani ndodhet në rrugën ” Qamil Guranjaku “dhe të parët që ndërhynë në vendngjarje, ishin banorët e zonës të cilët u tronditën nga ky shpërthim, i njëjtë si nga një lëndë eksplozive.
Nuk mund të ishte një shpërthim nga ndonjë reaksion kimik në bateritë e celularëve. Dhe gjithë skema mori drejtim kur ekspertët gjetën në vendngjarje mbetje lënde plasëse në tryezën e punës. Dyshimet e para të grupit hetimor, janë se Gentian Hoxha po prodhonte lëndë plasëse. Për këto dyshime, 34-vjeçari është arrestuar nga policia e Tiranës. Vënia e tij në pranga u bë në Spitalin e Traumës, aty ku ai po merr trajtim intensiv për plagët e shumta të marra nga shpërthimi. Gentian Hoxha ruhet në spital nga 4 oficerë policie.
Policia tha zyrtarisht se “nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se në dyqan dyshohet se po prodhonte një lëndë plasëse me fitila detonati, kapsolle në një celular ku dhe ka shpërthyer”
Ai do të hetohet nga prokuroria e Tiranës për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
Veritas.com.al/