
Një anëtar i Kongresit Amerikan ka propozuar një amendament që do të lejonte Donald Trump të zgjidhet për një mandat të tretë si president.
Andy Ogles, republikan i Tennessee, prezantoi një rezolutë të përbashkët për të ndryshuar Amendamentin e 22-të, i cili aktualisht ndalon këdo që të shërbejë më shumë se dy mandate si president.
Formulimi i ri do të lejonte një president të shërbejë tre mandate, për sa kohë që vetëm dy prej tyre janë të njëpasnjëshme. Ogles e bëri të qartë se propozimi është projektuar posaçërisht për Trump:
“Ky amendament do t’i lejonte Presidentit Trump të shërbejë tre mandate, duke siguruar që ne të mund të mbajmë udhëheqjen e guximshme që i nevojitet kaq shumë kombit tonë”.