Lulzim Basha, kryetar i PD/
Sot që nga Çadra e Protestës për zgjedhje të lira, zoti Basha i është përgjigjur kryetarit të qeverisë, Rama, se ‘opozita ka 48 orë’ që të regjistrohet për votime:
‘Grushti i njerëzve dhe kapoja i tyre ka paska dhënë që të bëhemi pjesë dhe alibia e teatrit të kukllave që do të vazhdojë vjedhjen e shqiptarëve. Që asgjë të mos ndryshojë, që kryebashkiakët kriminelë të jenë ende, që drejtorët e administratës të vazhdojnë të vjedhin’- tha Basha.
‘Përgjigja ime është kjo: Ke vetëm 48 ditë para se të shpallim luftë totale për të rrëzuar republikën e vjetër. Mos bindja civile duke nisur që në datën 7 maj nga kryeqyteti i demokracisë, Kavajën për tu shtrirë në çdo qytet e shqiptar, për të kulmuar në datën 18 qershor kur shqiptarë do të marrin kontrollin e vendit të tyre.
Harroje se mund të trembësh apo të blesh PD e këtë bashkim të madh qytetar’- përfundoi zoti Basha.
/Veritas.com.al/