Për dy ditë me radhë, tregu ushqimor nuk do të furnizohet me qumësht dhe nënproduktet e bulmetit.
Kompanitë më të mëdha agro-përpunuese kanë njoftuar një bojkot dyditor të furnizimit, që shtrihet sot dhe nesër.
Masa ekstreme e ndërmarrë nga Albanian Food Industry vjen si përshkallëzim i protestës së industrisë përpunuese të qumështit, të cilët kërkojnë një nivel më të lartë të TVSH-së së rimbursueshme.
Kjo taksë më parë rimbursohej në masën 20%, ndërsa me vendim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, do të rimbursohet vetëm 6% duke filluar nga 1 janari i këtij viti.
Industria përpunuese ka ndërprerë edhe grumbullimin e qumështit nga fermerët, në vijim të protestës së paralajmëruar.
Qeveria ka thënë se ka ndërmarrë një masë të tillë pasi janë konstatuar abuzime nga shumë tregtarë, sidomos në aksin Lushnjë-Fier.
Por tregtarët nga ana tjetër kanë reklamuar se ulja e rimbursimit për TVSH-në do të sjellë rritjen e çmimit në treg edhe për konsumatorët.
Veritas.com.al/