Partia Demokratike ka deklaruar se nga rrethet  e vendit janë nisur drejt Tiranës për protestë kundër qeverisë rreth 50 mijë vetë, që e konsideruar si një shifër partiake me fryrje- të paktën gjysma e tyre mund të mbërrijnë. Nuk është pak edhe 25 mijë sikur të protestojnë në bulevardin e Tiranës.

Mësohet se krerët e partive që kanë thërritur protestën, nuk do të flasin para protestuesve. Në protestë do të flasin nga Unaza e Re, nga blegtorët dhe disa eksponentë të tjer ende të panjohur.

Për sigurimin e protestës mësohet se janë angazhuar rreth 1500 forca policore.

Një pjesë e madhe e militantëve të Partisë Demokratike, janë grumbulluar pranë selisë blu, në pritje për të nisur marshimin drejt kryeministrisë.

Në seli ndodhet aktualisht edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili pritet të dalë dhe të udhëheqë turmën në protestë, rreth orës 11:00.

Veritas.com.al/