Nata e dytë e protestave në Shtetet e Bashkuara kundër zgjedhjes së presidentit Trump kanë rënë në veprime të dhunshme në Portland, Oregon- njofton BBC.

Policia deklaroi se ka arrestuar 29 protestues. Protestat në qytete të tjrë ishin më të vogla se të Mërkurën.

Presidenti i zgjedhur Trump, pasi i quajti “protesta profesionale” postoi një mesazh në Twitter  ku komentoi “pasionin” për Amerikën.

“E dashuroj faktin që grupe të vogla protestuesish mbrëmë kanë manifestuar pasion për vendin tonë të madh. Do të jemi të  gjithë së bashku dhe krenarë!”, shroi Trump

Protestuesit, shumica të rinj, thonë se presidenca e Trump do të krijojë “ndarje të thellë” përmes vijave racore dhe gjinore.

/ Veritas.com.al/