Pas ngjarjes tragjike në plazhin e Potamit të Himarës, ku 7-vjeçarja Joanda Avdia u godit nga gomonia që drejtohej nga Arjan Tase, një grup qytetarësh janë ngritur në protestë. Ata janë mbledhur përballë Ministrisë së Brendshme, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit dhe ministres së Turizmit, Mireal Kumbaro.
Pjesë e protestës është bërë edhe opozita, mbështetësit e Sali Berishës dhe Partia e Lirisë. Ish-Kryeministri ka mbërritur në protestë, ndërkohë që pritet edhe Meta. Në protestë pati edhe një moment tensioni mes qytetarëve dhe policisë. Protestuesit u zhvendosën nga pedonalja ‘Murat Toptani’ në oborrin e Ministrisë së Brendshme. Kjo lëvizje e protestuesve solli edhe reagimin e policisë, e cila u përpoq t’i ndalojë.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë (2 gusht) në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit per vdekje nga një gomone me drejtues policin Arjan Tase, teksa ajo po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjin