( Foto nga: BORIS HORVAT/AFP/Getty Images)/

Anëtarë të ndryshëm të lëvizjes ‘Gilets Jaunes’ (Jelek Verdhë) u përpoqën të mësynin strehën presidenciale Franceze të Fort de Brégançon në jug të Francës mbas përhapjes së zërave për praninë e Presidentit Emmanuel Macron në fortesë.

Rreth 40 anëtarë të lëvizjes së protestave anti-Macron, që ka parë aksione anembanë vendit për javë të tëra, u mblodhën në Bormes-les-Mimosas,pas një thirrje në mediat sociale për anëtarët që të mblidheshin dhe të përpiqeshin të merrnin dhe të okuponin fortesën, raporton Var-Matin.

Jeleket e Verdhe formuan një kolonë makinash dhe u përpoqën për të shkuar në fortesë, ndërsa ishin duke u mbikëqyrur nga policia lokale dhe xhandarmaria. Grupi u ndal në fund në rrugën e departamentit D42d me rreth 20 xhandarë që kishin bllokuar hyrjen e strehës presidenciale.

Të papërmbajtshëm, disa protestues u përpoqën të hynin në fortesë përmes plazhit aty pranë, ndërsa të tjerët dolën përmes pyllit që rrethonte fortesën. Protestuesit u bllokuan edhe njëherë që të hyjnë në fortesë nga oficerët e xhandarëve dhe u larguan, duke premtuar të kthehen pas një diskutimi me oficerët, pastaj u larguan nga zona pa incidente.

Përpjekja për të pushtuar fortesen erdhi pasi u zbulua se Presidenti Macron ishte bërë kaq i frikësuar nga jeleket e verdhe që mesynin pallatin Elysee më parë gjatë muajit saqë ai kishte kërkuar një helikopter të jetë gati për ta evakuar atë nga Parisi. Udhëheqësi francez gjithashtu kishte forcuar pallatin dhe kishte vendosur 500 roje republikane së bashku me njëqind policë të tjerë.

Ndërkohë që dhuna e protestave te Jelekëve të Verdhë është qetësuar që nga kulmi i protestave në fillim të këtij muaji, lëvizja nuk është larguar pavarësisht nga lëshimet e Macron për pagën minimale dhe përjashtimet nga taksat për pagën jashtë orarit.

Koncesionet janë pritur me një përgjigje pozitive në mesin e Jelekeve te Verdhe , por jo nga Bashkimi Europian që ka përplasur masën me Komisionerin e Buxhetit të Bashkimit Evropian Günther Oettinger qe ka thënë se udhëheqësi francez kishte “humbur autoritetin me buxhetin e tij për 2019”.

Veritas.com.al/