
Sapo mbaroi protesta e Opozitës, liderët u panë që morën makinat ( më së shumti Mercedesë ) dhe u nisën disa në shtëpitë e Tiranës dhe disa të tjerë në shtëpitë e pushimit në periferi, o në bregdet o në zona malore.
Ndërsa protestuesit, të lodhur nga dhuna që ushtruan, nga gurët që mbanin në xhepa dhe nga gazi lotsjellës i policisë, u nisën ‘rrangazhdrangla’, ca më këmbë e ca me furgonë drejt periferisë nga kishin ardhur. Ata akoma nuk kanë arritur në shtëpitë e tyre.
Disa u detyruan të lahen nëpër basenet dhe çezmat e qytetit të Tiranës që të mos i shkonin shtëpisë ashtu.
Foto e mësipërme tregon një protestues duke u pastruar në Parkun Rinia para se të largohet për në shtëpi.
VERITAS.COM.AL/