Partia Socialiste është duke nënshkruar marrëveshjen me 20 aleatët e saj për zgjedhjet e ardhshme lokale, për krijimin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, ASE, të cilët ndër të tjera mandatojnë Ramën që të zgjerojë këtë koalicion.

Në këtë marrëveshje Partia Socialiste garanton se do të përfshijë në administrimin qeverisës çdo individ me nivel të lartë profesional dhe moral qe kontribuuan politikisht në radhët e partive të këtij koalicioni e PS kërkon nga aleatët që të garantojnë mbështetjen për Programin politik dhe projektet vendore që ajo premton të realizoje gjatë qeverisjes lokale 2019-2023.

Veritas.com.al/