Partia Socialiste ka arritur të marrë mandatin e nëntë në qarkun e Vlorës, duke e lënë Partinë Demokratike me vetëm 3 mandate dhe duke ‘nxjerrë nga loja’ kandidatin Atird Hoxha.

Arritja e PS te mandati i nëntë erdhi pas numërimit edhe të votave të diasporës, të cilat duket se janë dukshëm më të shumta në numër për Partinë Socialiste.

Mandatin e nëntë për PS në Vlorë e paralajmëroi pas mesnate edhe kryebashkiaku i qytetit Ermal Dredha, i cili tha se ky ishte një synim i socialistëve atje. Ndërkohë mbetet për t’u parë nëse PS do e mbajë deri në fund të numërimit mandatin e nëntë ose jo. (A2 Televizion)

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *