Koment/ Partia Socialiste ka çelur sot fushatën elektorale të zgjdhjeve vendore të 30 qershorit përmes kërcënimeve dhe terrorit të dy partive opozitare, PD dhe LSI. PD, e cila u krijua si parti ‘ e lirisë dhe e demokracisë’  është tani forca që kërcënon lirinë me dhunë dhe me molotov; PD dhe LSI janë betuar se nuk do të lejojnë popullin shqiptar që të votojë në 30 qershor, duke iu minuar një të drejtë themelore.

Në mitingun e Socialisëve në Parkun Olimpik foli kryetari i PS dhe kryeministër Edi Rama.

Ai tha se është në të mirë të shqiptarëve që PS është garantuese e të drejtave të tyre, përballë rreziqeve dhe kërcënimeve për dhunë.

“S’është parë askund, e s’ka shans të shihet këtu në këtë vend, ku janë boll 30 vjet për ti dhënë fund lojërave politike në dëm të shtetit të së drejtës. Kanë gjithë të drejtën të luftojnë qeverinë, të ulërasin kundër cdo gjëje, janë në të drejtën e tyre të na shajnë e të na mallkojnë është e drejtë e tyre edhe të mos lënë dy gurë bashkë për të sabortuar BE-ne, por ta harrojnë se kanë në dorë gjë tjetër veçse të vetëvriten politikisht. Ata kanë një problem, janë pak, ne kemi një avantazh jemi shumë. Ata janë dembelë, dhe të paaftë për të drejtuar, ne jemi punëtorë e të përkushtuar në drejtim. Ata janë frikacakë, dhe të alarmuar nga reforma në drejtësi, ne jemi guximtarë e të vendosur ta bëjmë këtë vend shtet ku drejtësia është një për të gjithë e të gjithë janë të barabartë para drejtësisë.

Ata janë në panik dhe ndaj i drejtohen dhunës, ne jemi në të drejtën tonë e ndaj iu drejtohemi shqiptarëve. Ata janë të verbuar nga dëshpërimi, ne jemi të zgjedhur të udhëheqim e ndaj duhet të ecim përpara. Ne s’jemi më të mirët, por më të mirë se ne ky vend nuk ka parë. Kthehuni pak në histori e kujtoni si janë ndarë 30 vjet rrugët për shqipërinë europianë. Ata prish, ne rregullo, ata përca e sundo ne mblidh e bashko, ata pas ne bëjmë përpara, lajmë borxhet e tyre, e rindërtojmë themelet e ekonomisë. Ata luftë për pushtet, ne mund për të bërë shtet. Kujtoni Tiranën e tyre, shikoni Tiranën tonë. Shikoni bashkitë, vetëm 4 vjet në dorën tonë, asnjë nuk është si e duam nesër për fëmijët, po shihini ku janë sot krahasuar me ku ishin dje, vetëm 4 vite më parë.  Rilindja urbane ka rikthyer dritën e shpresës ku ne kemi qeverisur.

Ata shaj, ne puno e rindërto, shikoni sot Sharrën e plehrave, që në kohën e tyre digjeshin e prodhonin re, e dëgjoni si na shajnë e akuzojnë pse e kemi kthyer në park të fjalës së fundit. Vjedhje vjedhje .. kudo ku kemi investuar për të zeruar nga ndotja e plehrave vetëm akuzojnë për vjedhje. Priteni kur të fillojnë edhe për Porto Romanon, Lungomaren e Bulevardin e ri, edhe në Lezhe ku jemi aktualisht duke vjedhur në Milot Balldren që ata e kthyen si autorstradë të vdekjes ndërsa ne në rrugë europiane. Vjedhje edhe në Shkodër, ku pasi i bëmë ca punë duke anashkaluar kryebashkiaken më të paaftë do ‘vjedhim’ me Valdrinin duke investuar në bregun e liqenit, si longomare e Vlorës. Si ka mundësi që flasin vec për vjedhje e kudo që nis një punë, e kanë në majë të gjuhës, vjedhje, vjedhje. Për ta të punoësh do të thotë të vjedhësh, e kanë vjedhur në cdo punë që kanë bërë. S’kemi c’u bëjnë janë të mbrapshtë.” U shpreh Rama.

Veritas.com.al/