Sot Partia Socialiste ka mbledhur kongresin, i cili ka nisur. Risi e pamjes do të jetë vendosja e tavolinave të rrumbullakëta, në pjesën e jashtme të Pallatit të Kongreseve. Përfaqësues të PS-së, përfshirë deputetë dhe ministra, do të zhvillojnë takime me anëtarët e qytetarët, kryesisht mbi problematikat aktuale, si p.sh kriza e çmimeve.
Ky diskutim, që pritet të shtrihet ne disa sheshe kryesore, do të zgjasë rreth 3 orë, ndërsa më pas në orën 12:00, nisë faza e dytë e punimeve e cila do të shënojë hapjen punimeve nga Damian Gjiknuri.
Panelet janë ndarë sipas degeve ministeriale.
Ministat kanë deklaruar programet per periudhen ne vijim.
Ministrja e Shëndetësisë: Do të zgjerojmë rimbursimin e barnave për pensionistët, do ofrohen fishat e dibaetit falas
Ministrja e Ekonomisë: Paketa sociale, provë se mbrojmë më të dobëtit
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se vizioni i PS është ai për një Shqipëri më të sigurtë, më të fortë, më të zhvilluar.“Ne sot jetojmë në një epokë ku çdo qytetar mund të marrë çdo shërbim me një klik. Sot qytetet janë transformuar në drejtim të të gjithë hapësirave publike, në drejtim të hapësirave kulturore, por mbi të gjitha në drejtim të hapësirave ekonomike që ofrojnë. Ka shumë më shumë turistë dhe vizitorë, një numër gjithmonë e në rritje biznesesh të reja që hapen, vendase dhe të huaja. Vendet e punës janë në rritje dhe pagat janë në rritje. Nuk është mjaftueshëm. Ne duam një ekonomi më të zhvilluar dhe një Shqipëri më të sigurtë”, deklaroi ministrja e Financave.
Duke iu referuar luftës në Ukrainë, ministrja e Financave sqaroi se atje njerëzit jetojnë në frikë për sigurinë e tyre fizike. Efektet e luftës, tha Ibrahimaj, kanë ardhur te ne ashtu si në të gjithë botën, përmes rritjes së çmimeve.
‘Ne vendosëm të amortizojmë kostot e rritjes së çmimit të karburanteve për të gjitha kategoritë e qytetarëve të cilët nuk kanë mundësi ta përballojnë rritjen, për të gjithë fermerët, për të gjithë shoqëritë e transportit publik urban dhe ndërurban, për ata qytetarë që përdorin transportin publik.’- tha Ibrahima
Ministrja e Infrastrukturës: Në të ardhmen të gjithë energjinë do e prodhojmë vetë dhe do bëhemi eksportuese e fuqishme
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në fjalën e mbajtur ditën e sotme në panelin e Kongresit të PS, foli për situatën energjetike në vend, krizën energjetike që e shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe ambicien e Shqipërisë për ta prodhuar vetë energjinë që i nevojitet.“Në të ardhmen Shqipëria do të bëhet një vend që do të mbulojë të gjitha nevojat e tij për energji dhe madje do të behet edhe eksportues i kësaj energjie. Mirëpo kjo nuk mund të bëhet brenda disa muajve apo një viti, pasi është një projekt që kërkon kohë dhe investim.” u shpreh Balluku.
Ministrja e Jashtme në forum: Diplomacia shqiptare periudhë të paprecedentë suksesesh e arritjesh! Kosova për ne, e shenjtë, po i bëhet padrejtësi me vizat
Procesi i integrimit ka avancuar shumë duke arritur madje në një përmbysje të skemës, ku sot nuk bëhet më fjalë nëse Shqipëria – e padyshim edhe Maqedonia e Veriut – e meriton hapjen e negociatave, por nëse BE do të arrijë të mbajë fjalën e dhënë Shqipërisë duke hapur negociatat. Krahas reformave të thella të integrimit në çdo fushë, në politikën e jashtme, linjëzimi 100% me BE, puna aktive për të çuar përpara interest e përbashkëta dhe agjendat e përbashkëta me BE, që nga agjenda Gratë Paqja e Siguria e deri tek çështjet e radikalizmit të dhunshëm dhe e drejta ndërkombëtare, sot kanë bërë që edhe ato vende që dikur ishin më skeptiket për Shqipërinë të zgjerojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me ne”, tha Xhaçka.
Një rëndësi të veçantë në fjalën e saj, Xhaçka i kushtoi Kosovës, ku tha se Shqipërua punon me qëllimin se “çfarë mund të bëjmë më shumë për të”.
Ajo vuri theksin edhe të domosdoshmëria e Ballkanit të Hapur, dhe raporti i mirë mes fqinjëve.
“E them këtë, sepse e di, e besoj të gjithë e dimë e mund ta bisedojmë hapur si miq, që puna që po bën Shqipëria në rajon në funksion të rritjes së bashkëpunimit rajonal, e posaçërisht puna për nismën Ballkani i Hapur, ka shkaktuar shqetësim tek një pjesë të forcave politike e të shoqërisë shqiptare në rajon, të cilat e kanë kuptuar këtë nismë si një zbehje të mbështetjes së Shqipërisë për Kosovën.
Kongresi i PS-së, Ministri i Mbrojtjes: Çdo cm² i Shqipërisë është i sigurt nga parimi i mbrojtjes kolektive se NATO-s
Ministri Niko Peleshi i pranishëm në një prej 5 paneleve të hapura për publikun në Kongresin e Partisë Socialiste ka deklaruar se çdo cm² i Shqipërisë është i sigurt dhe i mbrojtur nga parimi i mbrojtjes kolektive se NATO-s. Peleshi tha se projekte të mëdha ndërkombëtare si TAP përfaqësojnë një mundësi historike për Shqipërinë, ndërsa shtoi se TAP është i një rëndësie strategjike pasi është alternativë për të plotësuar nevojat për gaz jorus në Evropë.
‘Sot Shqipëria është eksportues sigurie në misionet paqeruajtëse dhe faktor stabiliteti në rajon. Rreth 8000 efektivë të FA kanë shërbyer në misionet e NATO, BE, OKB, nga Afganistani, Iraku, Letonia, Mali, Sudani e deri në Bosnje-Hercegovinë e padyshim në Kosovë. Si asnjëherë më parë, FA ndërvepruan me rreth 6000 forca amerikane dhe të vendeve të tjera të NATO-s. Si rezultat i agresionit rus, mjedisi i sigurisë në Evropë dhe në kufirin lindor të Aleancës është i kërcënuar dhe i paparashikueshëm. Çdo cm² i Shqipërisë është i sigurt dhe i mbrojtur nga parimi i mbrojtjes kolektive se NATO-s. Zhvillimet e fundit e kanë forcuar unitetin e Aleancës në mbrotje të hapësirës së përbashkët dhe sovranitetit të vendeve anëtare. Forcat e Armatosura duhet të përmbushin detyrat që burojnë nga NATO. FA duhet të jenë të afta të përmbushin detyrimet që burojnë nga misioni kushtetues për ruajtjen e integritetit territorial të vendit.