Nga: Ylli Dylgjeri/
Dje u dha lajmi: Hollanda kundër votës për integrimin tonë!!!! Turpi për hollandezët, e jo per Ne!
Ne ua kemi bëre qokat:
Të parin e qeverisë e kemi si Van Gogun Tuaj, themelues të pikturës moderne.
Të parin e opozitës e kemi të banuar, të shkolluar e të edukuar në Hollandë.
Të parin e Tiranës e rritëm me fonde hollandeze. Baçet i mbollem me tulipanë. LGBT- ja te Ne të bën hatane!…
Ju atje, i mbyllet 20 burgje. Ne i hapëm.
Te ju nuk gjen qen e mace rrugëve.
Ne i kemi kudo nëpër këmbe.
Ju me biçikleta, Ne me paliçeta.
Ç’doni më?
Atëherë Ju meritoni revolta. Rrevolta në rruge. Le te prijë LGBT…Ne pas.
Erdhi dita tu tregojmë se edhe Ne kemi bythë!
Të gjithë te sheshi!
Veritas.com.al/