-‘Asnjë nga këta para administratës Obama nuk i shkoi në mendje që të kryejë ose të inkurajojë të tilla sjellje’-
Një ditë pasi e kishin quajtur veten si protestues “anti- fashistë”, ata sulmuan mbështetësit e Donal Trump që morën pjesë në ceremoninë e Inaugurimit. Anarkistët, edhe një herë tjetër shkaktua kaos në rrugët e kryeqytetit të kombit. Shkatërruan prona, sulmuan ose fyen njerëz, ndezën zjarre, duke u përpjekur të dëmtojnë ditën e Inaugurimit të Trump.
Rrugët, vetëm katër pesë blloqe nga parada inauguruese, u kthyen në luftë nga thirrjet e shfrenuara të anarkistëve, nga boja që hidhnin e shkruanin kudo, nga thyerja e makinave dhe e pronave të tjera qytetare. Forcat e zbatimit të ligjit bënë thirrje dhe kërkuan rregull.
Mbi 200 vetë u arrestuan, dhe të paktën dy oficerë policie u lënduan kur anarkistët hodhen kundër tyre tulla dhe objekte të tjera. Policia u përgjigj me “pepper spray” dhe me granata tymuese.
Mes objektivave të sulmit ishin lokalet Starbucks dhe dega e Bankës Amerikane, ku protestuesit aritën të thyejnë xhama.
Protestuesit arritën të krijojnë zona asfiksie me qëllim që të bënin të pamundur mbështetësit e Trump që të ndiqnin ceremoninë. Forcat e sigurisë bënë çfarë ishte e mundur që të mbanin rrugët të lira dhe të mbronin pjesëmarrësit në Ceremoni; por ata kërkonin të hynin mes radhëve të mbështetësve dhe t’i frenonin që të brohorisnin ose duartrokisnin. Mbështetësit e Presidentit thërrisnin më shumë “ “Trump!” ose “U-S-A!” me qëllim që të largonin majtistët.
Jeff Roorda, një ish zyrtar i zgjedhur Demokrat, drejtor ekzekutiv i “St. Louis Police Officers Association” dhe autoro i Librit: “Sulmi mbi Policinë: Si po e bën Amerikën të pasigurt Efekti Ferguson?”, kërkoi masa më të forta nga administrata e presidentit Trump.
“Këto veprime të paligjshme duhet të përballen nga gjithë forcat e qeverisë federale”, tha ai. “Paligjshmëria krijon paligjshmëri”- tha ai.
Roorda fajësoi administratën Obama që ka toleruar, madje ka inkurajuar këtë atmosferë të mos- respektit për policinë, për ligjin dhe rregullin.
Roorda tha se “Askush para Obamës nuk ka menduar kurrë të kryejë ose të inkurajojë tëë tillë sjellje. Shiko sot, ku jemi”.
Kryetari i Bashkisë i Washington, D.C., Mayor Muriel Boëser, dënoi shkatërruesit duke vënë në dukje se asnjë nga protestuesit nuk ka qenë i respektueshëm”.
“Ne e respektojmë të drejtën e çdo njeriu që të shprehet sipas Amendamentit të Parë, por dhuna dhe shkatërrimi nuk do të jenë kurrë të tolerueshme.
Presidenti Trump shprehu mbështetje ndaj Policisë në fjalimin e tij Inaugurues.
“Ne do të jemi të mbrojtur nga gra dhe burra të mëdhenj të ushtrisë sonë dhe forcave të zbatimit të ligjit; dhe më e rëndësishmja se ne jemi të mbrojtur nga Zoti”- tha Presidenti Trump.
/Veritas.com.al/WND/