Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim të gjatë në parlament sa u përket procesit të negociatave.

“Sot jemi në fillim, po jo ne fillim të shekullit 21 dhe ajo çfarë Sami Frashërit i dukej si mundësi shumë e shpejt, sot që flasim nuk mund te themi që është një mundësi shumë e shpejtë, për këtë besoj të përpiqemi ta nxjerrim debatit për Europën për ecurinë tonë në raport me ta nga sherri i përditshëm dhe nga nevoja për të prodhuar sherr me njeri tjetrin, çështja është shumë më e gjerë, thelbi , është shumë më i gjerë se sa ndërveprimi mes nesh .

Tani pyetja është legjitime: Përgjigjja argumentohet me Holandën që me demek qenka me rigoroz se te tjerët dhe me demek shikuakan më thellë nga Gjermania.

Këtu besoj fillon një diskutim konkret, një debat që ta fokusojë politikën dhe shoqërinë si e tërë.

Sot cilido nga vendet e BE që është tani më i integruar do të ishte në pozicioni që të kërkonte ne BE nuk do futej dot, cilido prej tyre. sot cilido prej tyre aktualisht nuk do futej dot në BE, dhe madje ato që ishin në BE para rënies së komunizmit nuk do futeshin, dot, sepse sot nuk kanë në konsideratë ekspansionin e BE, dhe sot debati mes Francës dhe Gjermanisë apo mes atyre që e predikojnë zgjerimin hapur dhe tyre që predikojnë po se duan zgjerimin nuk lidhen me Shqipërinë apo Ballkanin Perëndimor. Nëse duam të flasim e te kuptojmë njëri ‘tjetrin, atëherë në këtë çështje të mos bëjmë politikën e ditës, Shqipëria sot është pa diskutim shumë më gati për të hapur negociata seç ka qenë gjithë vendet para se te hapeshin, sepse procesi tani është më kërkues.

Sa dhe si Franca do ta adresoje ketë kërkesë Shqipërisë?. Kishim 3 kushte dhe ai këshilli evropian para 1 viti tha plotësoni këto që të hapim negociatat, ne këto i bëmë dhe na shtuan tani të tjera.

Ça do te thotë kjo?

Ata me të cilët ti do bësh krushqinë, nuk janë gati, mos u bëni qesharakë, ata janë në pozicionin e forcës?

Maqedonia e veriut sot shikohet me një sy më pak kritik e dini sa vjet ka që pret?

Duhet ti kishte hap shume para negociatat, por sot shikohet me këtë sy sepse u arrit një marrëveshje që zgjidhi një konflikt të madh. do shikoni se si për të e Serbinë, Malin e zi do fillojë një proces kërkesash që ne sot i kemi si reforma në drejtësi, nuk do ta bëjë asnjëri prej tyre.

Si ma shpjegoni që BE i thotë Kosovës, duhet të bëjë deligjitimin e kufirit me Maqedoninë për vizat dhe nuk ia hapi, ndërkohë hap kapituj me Serbinë

Ça është kjo ? Këto i hani ju, nëse nuk i hani, mos ua jepini shqiptarëve se këto janë broçkulla.

BE sot ka një debat të brendshëm të lidhur me një periudhë të gjatë krize.

Dëgjoj këtu që Gjermania ka vënë kushte, i ka vene për çfarë?

I ka vënë për politiken e vet të brendshme ne funksion të politikës së saj. Pse në grupin më të madh atje bëhet një debat sikur çfarë po i japim Shqipërisë dhe ka dhe kushte.

Nga ana tjetër Gjermania ka thënë ‘po’ vetëm për 1 arsye: sepse Merkel ka dhënë veton, nuk ka ndarje mes Shqipërisë e Maqedonisë së veriut”, tha Rama.

Veritas.com.al/