55% e shqiptarëve e vlerësojnë pozitivisht punën e kryeministrit Edi Rama në çështjen e covidit sipas sondazhit të IPSOS në bashkëpunim me Top Channel.

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” po paraqet sondazhin e dytë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sondazhi është kryer në periudhën 3 deri më 9 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1519 të anketuarit i janë përgjigjur pyetjeve nëse Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur apo të gabuar, cilat janë problemet më të rëndësishme për të cilën të intervistuarit janë më shumë të interesuar në vend e që do të ndikonte në votën e tyre.

Nisur nga pyetja se sa e vlerësojnë qytetarët punën e kryeministri Edi Rama në trajtimin e çështjes së COVID-19, 55% e tyre e vlerësojnë pozitivisht. Ndërsa 40% e kanë vlerësuar keq. 15% e shqiptarëve e kanë vlerësuar keq dhe 25% e tyre shumë keq.