Detaje të reja kanë dalë në dritë nga mega operacioni i policisë që ndaloi 28 persona, që janë punonjës të policisë së burgjeve, efektivë rendi, qytetarë, të dënuar, qytetarë dhe familjarë të tyre.
Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore e proceduriale dhe ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës për masat e sigurisë për personat e implikuar në vepra të ndryshme penale, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 milionë lekë të rinj, një pistoletë tip “Glock”, si dhe sende e prova të tjera të cilat i shërbejnë hetimit.
Gjithashtu, këta shtetas cenonin rëndë rregulloren e brendshme të funksionimit të institucioneve në burgje.
Në këtë kuadër u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Trinom”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:
1.Hysni Ndreu, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef i Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ’’Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
2.Gazmir Meta, 52 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë grup sigurie në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
3.Elvis Gjoci, 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë kontrollor në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;
4.Gentian Gjata, 48 vjeç, banues në Elbasan, pronari i një biznesi brenda Institucionit të Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
5.Gentian Mino, 45 vjeç, banues në Elbasan, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
6.Dardan Xhahysa, 24 vjeç, banues në Kavajë, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim;
7.Mikel Gjella, 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
8.Klevis Deliaj, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
9.Genci Xhahysa, 41 vjeç, banues në Kavajë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim;
10.Ervin Velia, 32 vjeç, banues në Kavajë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
11.Rigers Miha, 23 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim”;
12.Kastriot Gjella, 54 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim;
13.Enver Kasneci, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
Janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”për shtetaset:
14.L. Gjata, banuese në Elbasan, e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
15.F. Sula, banuese në Durrës, e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
Gjithashtu, në vijim të hetimeve të kryera, janë grumbulluar prova që dokumentojnë se janë të implikuar edhe 13 shtetas të tjerë, për të cilët janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht:
16.Aleksandër Llanaj, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit “Jordan Misja” 313 Tiranë, në regjimin e posaçëm 41 Bis, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;
17.Delin Hajdari, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;
18.Leo Osmani, 28 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;
19.Gazmir Braka, 50 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
20.Aleksandër Sinanaj, 35 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
21.Arben Grori, 51 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
22.Aleksandër Alibashi, 31 vjeç, banues në Vlorë, i dushuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;
23.Ilia Beshello, 42 vjeç, banues në Pogradec, ish-punonjës në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Korrupsion pasiv të personave që kryejnë funksione publike”;
24.Veli Bici, 61 vjeç, banues në Peqin, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
25.Robert Dedaj, 62 vjeç, banues në Tiranë, ish-punonjës policie, aktualisht i vetëpunësuar si dedektiv privat, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
26.Olgert Mucka, 38 vjeç, banues në Devoll, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
27.Artan Dulillari, 55 vjeç, banues në Maliq, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
28.Metkë Nurçelli, 39 vjeç, banues në Korcë, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore e proceduriale dhe ekzekutimit të vendimeve të gjykatës për masat e sigurisë së personave të implikuar ne vepra të ndryshme penale, janë sekuestruar me cilësinë e provës material 4 milion lekë.