KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e nisi fjalimin gjatë tubimit elektoral në Podujevë duke pretenduar se “populli e di kush i mbron kufijtë e Kosovës”.
Kurti shmangu përmendjen e Richard Grenell në fjalim, por duket se i dha atij një përgjigje indirekte pas deklaratës ku e kritikoi ashpër se nuk është i besueshëm për SHBA.
“Po të ishin ato partitë e tjera, do të kishte qenë problem me këto komunat kufitare. Kur e ke kojshinë e keq, duhet të mbash moralin lart dhe pushkën plot”, tha Kurti.
Deklarata e Grenell për Albin Kurtin erdhi vetëm pak para zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku Kosova do të zgjedhë kryeministrin e ri. I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell tha se qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden.
Komente