Tashmë është brë e njohur se partia e presidentit të ri, Macron, ka fituar maxhorancë të pastër në Asamblenë Kombëtare. Me rreth 289 deputetë që ka fituar partia e Macron, edhe mund të mos bëjë aleancë me të tjerë. Asambleja ka gjithsej 577 vende.

Por bashkë me aleatët, që Macron nuk do t’i lërë jashtë koalicionit kësaj here, ai fiton mbi 300 vende dhe qeveris pa probleme votash në Asamblenë Kombëtare.

Partia e Macron ‘Franca në Lëvizje’ është formuar para një viti dhe ka fituar bindshëm në Francë, por pa ndonjë eksperiencë politike.

Analistët po konstatojnë se francezët votuan kundër establishmentit të vjetër, i cili humbi keqas, duke nisur që nga Partia Socialsite e presidentit Holande.

Macron, 39 vjeç, fitoi me programin e  tij pro- evropian dhe me reformat miqësore për njerëzit.

Por francezët, kësaj here nuk shkuan në zgjedhje me ndonjë entuziazëm të madh; vetëm 42 përqind shkuan në votime, nga 68 për qind që kishin votuar para një  muaj në zgjedhjet presidenciale.

Çfarë tregojnë rezultatet e Francës?

‘Republika në Marshim’ e Macron dhe parti aleate si LREM ose MoDem, kanë krijuar maxhorancë absolute duke i dhënë qeverisë dhe vetë presidentit Macron të drejtën e një qeverisjeje të rehatshme. Partia e ti e re ka ‘hedhur në erë’ partitë e vjetra- majtas apo djathtas qoftë.

Republikanët konservatorë dhe aleatët e tyre mund të krijojnë një opozitë të fortë, me 125 deri 131 deputetë. Megjithatë shifra është më e ulët e Asamblesë së mëparshme që kishte 200 vende në bllokun opozitar.

Socialistët, të cilët ishin në pushtet gjatë pesë vjetëve të fundit së bashku me partnerët, duket se kanë marrënga 41 deri 49 vende- shifra më e ulët në histori.

Lideri socialist Jean-Claude Cambadélis  njoftoi largimin e tij nga posti dhe i bëri thirrje të majtës që të “ndryshojë gjithçka, formën dhe përmbajtjen, idetë dhe organizimin’.

FN leader Marine Le Pen waves to her supporters in Henin-Beaumont on 18 June

Fronti Nacional i Le Pen mori tetë vende në Asamblenë Kombëtare, për herë të parë hyri në parlament; por pret që të marrë 15 vende.

Vetë zonja Marine Le Pen, 48 vjeç, ka fituar si anëtare e Parlamentit në zonën e Henin-Beaumont, një zonë e depresuar minierash në veri të vendit. Por dy ndihmësit më të afërt të saj, duke përfshirë edhe zëvendës kryetarin e Partisë, u eliminuan.

Zonja Le Pen tha se presidenti Macron mund të kishte marrë një maxhorancë më të gjërë, por “ai duhet të dijë se idetë e tij nuk janë maxhoritare në vend dhe se Francezët nuk do të mbështesin projektin që e dobëson kombin tonë”.

Çfarë vihet e në këtë situatë kaq të lëvizshme si vetë ‘Republika…” e Macron, është:

Kurrë më parë, të paktën që nga koha e presidentit De Gol në vitin 1958 Franca nu ka pasur të tillë maxhorancë kaq të fuqishme.

Por ku po shkon Franca?

Pushtimi i Macron-it tani është realizuar. Po tani çfrë do të bëhet?- pyet Franca.

Veritas.com.al/